Tuesday, November 30, 2010

Abdullah Kastrati - Simboli i flamurit në Dardanë




atdhetar i denjë,  simbol i flamurit
Abdullah Kastrati - Duli
nga Hogoshti






Shkruaj për një veprimtar të denjë dhe simbol të rezistencës kombetare-shqiptare, ishte ky njeriu me bindje antisocialiste Abdullah S. Kastrati një burrë që në shikim të parë të linte mbresa të një burri të vendosur, me vizion të qartë, atdhetar dhe i paluhatshem në aspektin atdhetaro-kombetar, shtatë-shkurtë, me mjekërr që të bënte sikur e shihje një Skenderbe të II-të, lindi 15.10.1940 në Hogosht dhe ndrroj jete në vendlindje me 03.Dhjetor te vitit 1998 me nje dëshirë të madhe që ta shoh Kosoven të lirë  dhe  të pavarur.

Refimet e tij ishin plot entuziazem per nje te ardhme se Kosoves a do t'i kthehet liria, gezimi, paqja dhe lumturia... por ajo vie vetem me gjak dhe tytë me okupatorin fashist siç eshte Jugosllavia apo Serbia  ligjet dhe emrin e se ciles baca Dul kurrë s’i njohu ne jeten e tij dhe se kjo i kushtoj ne menyra te ndryshme per t’u ballafaquar me varferi dhe zanate te nduarduarta ne jete, PSE? Ngase kurrè s’ishte i pershtatshem per armikun dhe sistemin ne te cilin po jetohej.
 


Abdullah Kastrati lindi me 15.10.1940, ishte femiu i dytë i baba Sylejmanit (Haxhi) dhe nene Elifes, pas vellaut Musahut, pas Avdullahut linden edhe femijet Fejzullahu, Nazifi dhe Ramizja. Babai Sylejmani (1916-1996) ishte me shkolle fillore (mejtep), me profesion bujk dhe këpuctar, njeherit ishte edhe dëshmitarë i cili i shpëtoi masakrës së Tivarit. Per te vazhduar me tutje, rrefente baca Dul se si ia kan vrarë 8 dajë nga Shipashnica, si ia kan vrare tinezisht xhaxhain   Muharrem Fejza i cili ishte nje nder komandantet e betejave te lavdishme dhe me nam te “KIKËS” njeherit edhe Kryetar bashkie ne Kaqanik,krah i te madhit Mulla Idriz Gjilani, ankohej se te gjithe jan nen mbikqyrje te familjes se tyre nga spiune te ndytë, andaj s’me brengosin armiqet por disa shqiptarë-shqipfoles te cilet nuk shohin aspak me larg se hunda e tyre…!!!. Kurr nana e ime s’ka bajtë shami te bardhe, si t’a pranoj shtetin , ligjet dhe sistemin jugosllav thoshte Abdullah Kastrati, si ta dua ket' armik qe mbenë ta shoh nenen time ne te zeza nje jete te tere pas hubjes se vellezerve te saj, prandaj kam folur gjithmon kunder tyre edhe neper mbledhje te LSSP e edhe neper oda e ndeja andaj e di se jam e jemi nen mbikqyrje ne çdo hap dhe pushteti s’ma don e dojne te miren dhe s’do te ndalem kurrë se foluri e vepruari.

Por kam nderin qe jam nip i Muharem Fejzes andaj let’ me ndjekin apo edhe t’mos me
punesojne ngase i shihja me syte e mij ata t’ cilet neper kafene pine e dehen me raki dhe po ne ato tavolina vendosnin kend ta rrahin, kend ta denojne e kend ta malltretojne por edhe kend ta eliminojne apo edhe pushojne nga puna e jeta!!!.Me nje fjale me raki e meze vendosej fati i njerezve, e te nesermen neper zyra vetem vendosej - vulosej çdo gje. Ketu vepronin byrokratet e kuq qofshin serbë apo shqiptarë si: H. K., Petkoviqi, S. B., Cane Periqi, S. Bu., R. D., kta ishin te vendosur ne lufte kunder popullit te tyre e qe te gjithe anas te Dardanes(ish Kamenices). Me kujtohet nje rast , viti 1958 shkova ne Beograd me nje shok timin Shefki Breznicen per t’u ankuar ne “Marshallat…, na pranoi Koça Popoviqi, i treguam per ate se si po malltretohemi deri ne vdekje, me metodat me te ndyta e me barbare, per t’i dorezuar armet qe s’i kishim, Koqa, na premtoj por posa u kthyem, armiqet filluan me avazin e vjeter, spiunet ne çdo hap pas thembre i kisha por s’me lenin pershtypje ma teper ngase une beja ate qe mendoja ta beja thoshte Abdullah Kastrati.



Kur me lindi deshira per Flamurin tone kuq e zi?



E gjeta një metalik në baltë 
si fëmija...
U gëzova aq shumë,
Ç’eshtë e ç'vlerë ka nuk mund ta dija
Me padurim tek nëna ime

vajta unë.
Nënë!
me trego ç’mund të blej tani
Me këtë monedhë që e gjeta
ah biri nanës,
tek ne s’ka përdorim leku i Shqipërisë
ndaj e ruajta në shenjë të atdhedashurisë.
nga autori



Si femije 12-13 vjeç, e gjeta ne balte nje monedhe metalike, pushteti na kishte bere te varfur dhe u gezova kur e gjeta , me padurim e pyeta nanen se çka mund te bleja me te, “bir, ky eshte Lek i Shqiperise e ketu s’mund te blesh asgje me kete…” Po .. ç’eshte ky zog oj nane, “eshte shqiponje dhe flamur i Shqiperise biri im” ma ktheu e ema, andaj qe atehere kam enderruar per at Flamur.

Sakte s’me kujtohet vazhdoj Baca Dul por e di se ne vitin 1959 me disa shoke qe u besoja bisedoja dhe propozova se si mund ta ngrisim flamurin ne maje te KIKËS te “guri i ”KIKËS”, vendosem qe te kerkojme nje vajze qe ta qendise nje flamur, me çrast njeri nga shoket na tha se do te tregoj haptas per planin dhe u desh qe t’mos e realizojme planin. Hoqem dore nga ngritja e flamurit ne Kikë por ne zemren time valonte çdo qast flamuri kombtar shqiptar, por deshira ime ishte qe ta shoh se valuari boterisht.
Ne vitin 1968 punoja si kpucetar ne punetorine time ne Kamenicë (tani Dardanë), hyrje - daljet ishin sa te natyres se punes qe e beja aq edhe te natyres se atillë te njerezve te besimit me te cilit qanim hallet dhe shpalosnim brengat per gjendjen e mjerueshme ne te cilen ndodheshim si popull. Ata te sigurimit shteteror me thonin se punetoria ime ishte shendrruar ne konzullatë e Shqiperise ne Kamenicë, se aty arrinin te gjitha gazetat nga Shqiperia dhe disa te cilat ilegalisht botoheshin ne Kosovë ate bote. Keto s’ishin te gjitha te verteta por t’i bindesh policet ishte pamundesi me çrast filluan per çdo dite te benin roje para punetorise sime, ne mungese te uniformes se nje polici e veshtroja ndonje spiun. Flamuri me ishte bere edhe refren ne koke e ne biseda por ja qe mora guximin dhe vendosa te shkoj ne Gjakovë per ta gjetur nje flamur, eca tri dite neper njerez te ndryshem por askund s’gjeta, mendoja se ma kishin friken dhe s’me besonin ndaj edhe i kuptoja edhe ata. Nje shok i imi me propozoj te shkoj ne fabriken”napredak” se gjaja aty ka pelhure dhe munden me ta bere dhe se edhe ashtu jan ka e pergaditin per dalje te lire flamurin tone. Shkova dhe bisedova me drejtorin, me tha se jam i ri e nese me bine ne gjurme pasojat i ke te parashikuara, te rrahin e denojnë, por une ngulja kembe ne timen.
 

Abdullah Kastrati - Hogoshti
Me sollen dy flamuj te cilet i pergaditen enkas per mua, ndonese ishin bere pergaditjet e 10.000 flamujve te tjere me njohen ata ne fabrikë. Kamenica me dukej e larget per t’u kthyer, e per ta pa se si valon flamuri yne ne trojet tona shekullore. Ne banese u ktheva rreth ores 20., banoja në shtepine e Rexhe Sadik Gjyrishecit, ne katin e II-te mu ne qender te Kamenices, aty ishte edhe nipi i tij Asllani i cili shpesh me kontrollonte qanten kur kthehesha ne banese, ate nate s’e lejova t’me kontrolloje edhe perkunder kurreshtjes se tij, (ishte 13-14 vjeç atehere Asllani), ia dhashë ca para per t’ja larguar mendjen por kot, me ne fund i thash , mire, do te tregoj nese mi sjell dy shtiza te gjata prej plepi, i solli shume shpejte . ishin nga 3 m te gjata, i kishte marre ne kopsht te Zhivkes, dhe mora guximin, i nxorra flamujte nga qanta, me pyeti çjane, i tregova ne thelb dhe e binda se flamuri eshte simbol i shtetit dhe ate duhet ruajtur e derdhur edhe gjak po qe se dikush e perdhos ate, Asllani me tha se s’i tregon askujtë dhe çka do qe te beje une per flamuj, do te beje edhe aj, i perqafonte flamujte dhe ishte shume i gezuar.

Keshtu me 15 tetor 1968 , ne ora 23.45 minuta hapa dritaren dhe shpalova flamurin, trupi me dridhej e gati sa nuk qaja nga gezimi, era e lehte e cila po fryene beri qe flamuri te dukej edhe me madheshtor gjate valimit ne ajri, isha edhe i emocionuar ngase po ne kete shtepi kishte qen UDB-a dhe me syte e mij kisha pa tortura te shumta te vellezerve shqiptare, kisha pa edhe gjakun e tyre nga torturat barbare te qetnikeve dhe atyre shqiptareve qe u rrinin pershtati, e sot po ne kete shtepi po valon flamuri ynë. E ruaja une me Asllanin flamurin, ne mesnate po ktheheshin nga hoteli njefar pijaneci(Raif Busavata me dy serbë, me pa ne dritare dhe leshoj zerin, “o Abdullah Kastrati, ç’eshte ky flamur i Shqipërisë, a na ka rrethuar kush a? a na ka marr kush apo qka eshte keshtu”?




S’eshte i Shqiperise o Raif Busavata por i shqiptareve ia ktheva une, , "s’na ka marr askush por i ka ardh koha te valoi i lire ne troje te veta", dhe vazhdoi rrugen duke e sjellur koken. 

Sikur  syve s’po u besoj unë
nga dëshira që prita vitesh shumë,
Valo i lire në Kamenicë e Kosovë
Flamuri ynë kuq e zi me shqiponjë.

Për ty o flamur 

u flijuan shumë trima shqiptarë
Per ty do flijohem edhe unë pse jo vall?

Asllan vëlla, 
e sheh sa bukur e madhështor valon
Flamuri ynë,  kuq e  zi me shqiponjë.








Te nesermen para ores 6-të te mengjesit para flamurit ishin mbledh nje grup i madh serbesh, burra, gra te moshave te ndryshme dhe donin ta shqyenin flamurin, dikush u paska thane se po e sulmuat Abdullah Kastratin, do te ju solmon i tere Hogoshti dhe kishin edhe friken, i thash Asllanit ta merr shtizen dhe te me pres te punetoria e ime dhe me 16 tetor 1968 e ngrita edhe flamurin e dyte ne punetorine time ne at lagje e cila ishte e banuar me ma shume serbe ate kohe. Zemra me rritej ngase edhe ne hyrje, edhe ne dalje te qytetit valonte flamuri shqiptar, ishte kohe e mire dhe endrra ime po realizohej ashtu siç e kisha enderruar e parafytyruar shume gjate ne jeten time.Grraten edhe policia, spiunet dhe anetaret e parties komuniste, por edhe populli i cili deshoronte nga afer te shihnin se si valon flamuri i tyre shqiptar, por edhe per ta mbrojtur ate. Komiteti Komunal ate dite thirri mbledhje te jashtzakonshme, pronari i shtepise Rexhe Sadik Gjyrisheci ishte antar i Komitetit Krahinor e Komunal i paskan dhane verejtje paraperjashtim nga Partia dhe kercnim per ta larguar nga puna., Me qrast aj shkon ne poste per ta marre ne telefon Fadil Hoxhen dhe Drejtori serb ne poste ia shane nanen shqiptare , Rexha e paska nxjer revolen dhe ia paska futur ne grope te fytit dhe dikush paska ndermjetesuar…..

Ishte nje dite e cila ne Kamenice po sillte gezim por edhe telashe me pushtetaret dhe gjakpiresit tane shekullore, nga shkolla e gjimnazit po vijne 40-50 nxenes te cilet po kendonin kenge per Skenderbeun e Bajram Currin, erdhen afer punetorise dhe filluan brohoritjet “rrofte flamuri kuq e zi”, dhe nje nga nje hyne brenda dha me uronin per flamurin, policia mori aksion dhe shperndau nxenesit, megjithekete naten plot 4 dite vinin te rinjtë dhe ruanin flamujt, pas 4 ditesh erdhi urdheri nga kryeqendra per t’i hequr flamujt, kete edhe e bera pas realizimit te endrres sime. 
 

E mora njerin flamur dhe me autobus u nisa ne Hogosht, ne Crep zbrita per te marr autobusin tjeter, aty afer meje u mblodhen nje grup njerezish qe deshironin ta shihnin flamurin, s’e bera nje gje te tillë por ate grumbull njerezish bashke me mua na ftoj dhe na dha qaj per te pirë nje shqipetar nga Shqiperia qe punonte aty afer ne nje lokal.Erdhi autobusi, me bane nder dhe me ulen ne karrike te pare, me qrast nxorra flamurin dhe hapa dritaren dhe flamurin e mbajta jasht dritares pergjate fshatrave Hodonoc, Rogoçicë, Muqiverc , Shipashnice e deri ne Hogosht. Atmosfere festive po mbreteronte ne autobus ndonese s’mungonin as kenga e as lotet nga bashkeudhtaret, e kisha edhe ne Hogoshtin tim punetorine time, e vendosa flamurin edhe aty, erdhen njerezit, puthnin flamurin dhe e perqafonin ate, kishte edhe bashkeqytetare qe me thonin se e morra veten dhe familjen ne qafe por per çudi, s’ndegjoja njeri qe me fliste negativisht. Pas nje muaji edhe publikisht u lejua perdorimi i flamurit por diç me dhemb ngase njeri flamur me mbet ne germadhat e duqanit te rrenuar ne Kamenice e tjetrin ua jipja njerezve me rastin e gezimeve dhe ahengjeve e dasmave dhe me kalim te kohes me mbeti diku tek dikush jo i ndergjegjshem e s’ma ktheu ma ndonese me knaqesi do ta kisha kujtimin e deshirave te mia, ato te cilat fale guximit edhe i bera realitet.

Me larguan nga puna nje kohe, ma rrenuan objektin e çka jo tjeter por s’mund te perkoj me keto ligje te gjakpiresve te mi shekullor perfundon Baca Dul rrefimin.



Djali i pare qe lindi ne mes  çiftit bashkeshortor, Abdullah dhe Kumrije Kastrati ishte deshira me e madhe qe baca Dul kishte enderruar, e pagezuan Flamur , pas vetes çifti lane edhe vajzat e tyre;  Fatmiren e cila si pasoje e te atit ishte e deskriminuar dhe e larguar nga jeta studentore  (Fakulteti i bujqesise) , Fitoren dhe Ganimeten. Baca Dul nderroj jete në vendlindje me 03.dhjetor te vitit 1998 me nje dëshirë të madhe që ta shoh Kosoven të lirë  dhe  të pavarur ndersa bashkeshortja u nda nga jeta kete vit-2010.




Abdullah Kastrati mbetet ne histori si simbol i flamurit, atdhetar i denje dhe nje burre me vyrtyte e vizion te kjarte per atdheun e tij.

lavdi perjete.










Me rrespekt  Ramadan S. Latifaj Hogoshti

"Deshmoret nuk vdesin kurre" nga R Latifaj


Dardane 2005
Deshmori i kombit, shkruar nga Ramadan S. Latifaj
Selver B. Kryeziu
DESHMOR I KOMBIT


Më 29 prill 2009 u bënë 10 vite prej ditës kur, në luftën e madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe, në Kosharen Legjendare, ra heroikisht Deshmori i kombit Selver Bajram Kryeziu, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me veprën e tij luftarake, begatoi historinë tonë kombëtare, besën shqiptare e stolisi edhe me një kurorë madhështore per t’i sjellur kujtimet e pashlyeshme dhe amanetet e të pareve te tij, te te pareve te cilët Selverin e edukuan ne frymen patriotike dhe atdhedashese .
Trimërinë tradicionale Selver Kryeziu e ngriti në piedestal megjithekete, poetikës sonë i dhuroi edhe një kryeprotagonist të famshëm, historisë i shtoi një kaptinë të veçantë e më të lavdishme, Mbarë botës, edhe një herë i tregoi se çfarë çmimi mund të paguaj populli shqiptar për liri e pavarësi te Kosovës.

Deshmori i kombit Selver Kryeziu u lind ne Roganë me 5 nentor 1969 , Shkollen fillore dhe gjimnazin e kreu ne vendlindje, ne kete periudhe pas kryerjes se gjimnazit I vie edhe ftesa per te sherbyer ne Armatën e atehershme Jugoslave, Selveri ne pamundesi dhe mungese per t’u larguar jasht vendit, pranon ftesen dhe me 24 Dhjetor 1990 merr rrugen per ne sherbimin ushtarak ne Shibenik te Kroacisë. Ishte djalë sy-mprehtë dhe me nje vizion te qarte. Pas 9 muajsh sherbim, nisë edhe konflikti ushtarak ne mes Kroacise dhe Jugoslavise fashiste me qrast Selver Kryeziu mbetet ne sherbim dhe ne Front te luftes.
Ishte edhe nje rast per t’u njohur direct me ushtrine barbare e cila njihej ne boten e civilizuar si e tillë, me pastaj ne front lufte pesoj edhe plagosja e tij ne kraheror, me ndihmen e nje eprori boshnjak arrin qe te deseroj dhe nen mbikqyrje te kryqit te kuq Kroat qendroj plot dy muaj.

Permes disa lidhjeve dhe permes disa miqeve e familjareve, niset rrugeve te perendimit dhe arriti ne Zvicer. ku qendroi plot 9 vite.
Si dezertor i nje ushtrie qe njihej ne boten e civilizuar si barbare, Selverit pas nje kohe edhe iu lejua qendrimi. Plot 9 vite qendroj atje, ndihmoj ne shumë lloj ndihmash qe organizoheshin atje ndonese te shumten e rasteve ishte edhe organizator i demonstrative e protestave te nduardurta në Zvicër, ndihmoj me te madhe financiarisht luften, por prap se prap s’ishte I knaqur ngase sikur ju dukte se Liria s’do vie pa pushken e tij.

Shokë të ngushtë të Selverit me te cilët aj shoqerohej ishin edhe shoke te nje ideali, nder me te ngushtit ishte Xhafer Xhaferi nga Ferizaj dhe me te cilin bisedonin per hallet dhe dertet si të gjejnë shtigjet per te rregulluar qendrimin ne Zvicër, brenga keto te cilat pasi I rregulluan dokumentacionet e qendrimit u linden detyra dhe obligime te tjera per atdheun me qrast ndrruan levizjet dhe aktivitetin dhe tema e tyre ishte bëre edhe refren I tyre për ditet e veshtira qe po perjetonte populli shqiptar ne Kosovë dhe me te njejtin bejne organizime natyrash te ndryshme .

Pas shpalljes se mobilizimit nga Shtabi i UCK, lajm ky qe Selver Kryeziu haptas e kishte shprehur se “u nisa per ne Kosovë” dhe fteses vullnetare pa ngurim iu pergjegj deshmori bashk me shume shoke me te cilet kishin pas nje jete te gjate 9 vjeqare ne shtetin Zviceran.

Selveri ishte ne Brigaden 138 qe e drejtonte Komandanti Rrustem Berisha dhe shefi i pergjidhshem Agim Ramadani, kishte nje ushtri te profesionalizuar me shume ushtarë , pas renies se legjendes Agim Ramadani, Brigada merr emrin e tij duke e mbajte me krenari qdo ushtare me ambleme te UCK.
Që nga 4 prilli deri me 29 prill 99, Selver Kryeziu ishte i renduar ne vijat e para te frontit, luftonte pamshirshem armikun dhe kryente me perpikeri urdherat e komandanteve dhe me bashkeluftetaret e tij ishte jo vetem i dashur por e njihte mire edhe mbrojtjen e tyre ngase kishte pervoje te mehershme me ushtrine dhe hordhite qetnike nga e kaluara.

Ishte 29 prilli i vitit '99, dita kur deshmori i Roganes se Dardanes trimi i madh Selver Kryeziu ujiti me gjak te tij malet e Koshares. Varrimi i deshmorit Selver Kryeziu u ba ne Bajram Curr te Shqiperise ndersa rivarrimi me nderime te larta ushtarake u ba ne varrezat e deshmoreve ne Koshare bashkë me 127 bashkeluftetare te tjere te UÇK-se.
Sot Emrin e Selver Kryeziut e mban Shtepia e Kultures ne Roganë, megjithekete me nje vetkontribut te fshatareve te Roganes iu eshte ngritur edhe lapidari ne Katushnicë ku qendron afer me bashkevendasin e tij deshmorin e Koshares Emin Kryeziu.

Doja te ndegjoja nga xhaxha Bajrami  se sa behet sot per deshmoret dhe familjet e tyre, babai i deshmorit Bajram Kryeziu  tha, "pak, shume pak, ndonese kemi te ardhura minimale ne shtepine tonë dhe veshtire ia dalim per te mbijetuar nga nje rroge e djalit dhe pensionit qe e kam, andaj çeshte me e keqja, dy here me kan çkyqur nga rrjeti elektrik dhe jam ndier i fyer shumë dhe kam thene a thua valle djali im fali jeten qe familja e tij te ballafaqohet me erresiren, megjithekete ne s'jemi fis as farë nga te gjitha periudhat kohore neper te cilat ecem, s'dim' gjuhe te lemoshes e te meshires por ja qe edhe te ardhurat dhe standardet e jetes te sjellin ne gjendje te veshtirë , por eshte me bbbrendesi ta kam respektin ndaj te gjitheve dhe amaneti i djalit tim dhe i gjithe deshmoreve te shkoj ne vend dhe mos te shkilet mbi gjakun e tyre kurrë".
 Lavdi deshmorit te kombit Selver Kryeziu nga Rogana
Lavdi te gjithe deshmoreve te kombit

Besnik Veli Maroca, dëshmor i kombit shqiptar


(10 tetor 1975 – 21 prill 1999)
E merkurë, 10 tetor 1997
Sot ne kete fillim tetori, studentët bënë protesta te medha ne kryeqytet, me zë te fuqishem kerkuan lirimin e objekteve shkollore e universitare te uzurpuara nga okupatori, por... Serbi nuk e kupton gjuhën e paqes, e lufta e vërtetë veç sa nuk ka shperthyer, ajo do të jetë e pëegjakshme , sigurisht por ndryshe kta kurr s’do të mund t’i heqim...


E diele, 1 mars 1998O Zot, TVSH-ja sjell lajme te zeza. Në Drenicë vetem 100 KM larg nga këtu, behet lufte e tmerrshme.Ushtria dhe policia serbe jan sulur si te çmendura mbi populin duarthatë. Dhjetera te vrarë dhe shume fish te plagosur, gjaku ka shkuar lumë. Neser ne Pr do te kete protesta masive. Ngase edhe revolta do te kulmoj me kryengritje te vertetë.


E hënë, 2 mars 1998Sot, gjith ditën kemi pritur si ne ankth, Ngado që sillesha nuk shihja asgje pos fytyrave te zymta njerezish. Ne mbremje TVSH-ja dha skena te llahtarshme te dhunes se Policise mbi protestuesit.Merret vesh per nje te vrarë dhe per 150 te plagosur!!!


E premte 6 mars 1998Pardje jan varosur 24 viktima te terrorit serb, ndersa dje dhe sot panderprere jan bombarduar 24 fshatra te Drenicës, lajme te hidhura tregojne se jan☺7 masakruar familje te tera, jan rrafshuar me toke katundet dhe kudo ka vetem kufoma,m zjarr dhe gërmadha.
(Pjese te shkeputura nga ditari i deshmorit Besnik Maroca)



Lindi ne Kamenicë, emër që pushka dhe rezistenca e tij dhe bashkeluftetareve te tij e kthyen ne Dardanë. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur Atdhetare te cilen e karakterizon një e kaluar e lavdijshme perballë shume shkelesve te mehershem Osman, atyre serbë e së fundi per ta vulosur me gjak fjalen LIRI, pas-ardhësi I Ramës e i Xhaferit me Zeqir Marocën te cilet ishin Kaçak dhe bashkeluftetar te denjë të Mulla Idriz Gjilanit bashk me Haki Efendinë e Muharrem Fejzën nga Hogoshti. Prandaj, duke pasur parasysh idealin dhe synimin e Besnikut, duke analizuar heroizmin e ketij Dëshmori, rezulton fakti se rruga e Besnik Marocës nuk lindi as vitin ‚98, e as ‚99, kjo rrugë me nje frymzim te bujshem prej atdhetari te Besnikut rrenjët i ka te kahmotshme, rruge te cilen mbi nje shekull me parë e nisen te paret e tij.

Besniku ishte ne perendim me pune te perkoheshme, posa ndegjoj per aksionet e para të njsiteve te UCK ne atdheun e tij, u kthye ne atdhe, qe nga maji I vitit 1998 filloj aktivitetin e tij ne bartje te armatimit nga Presheva ne Zllash, e nga Korriku i ‚98, shkoj edhe vet atje, fillimisht ne Zllash e me pastaj pas themelimit te Zones Operative te Karadakut në Lagjen Hajdaraj te Marecit legjendar.
Ate kohë, aty gjeti jo shumë luftetarë si: Ahmet Isufin, Florim Ramabaja, Shemsi Syla, Milaim Nimani dhe Lulzim Leci. Në kete fazë kohore Besniku kryente pune te depoistit dhe rëndom ishte edhe vozitës. Në vjeshtë te vitit 98, rrefen bashkeluftetari I tij Florim Ramabaja, në t’u kthyer per ne shtepi, ne fshatin Tugjec ramë ne pritë te Policisë se armikut.
“Mbi nje ore shkembyem zjarrë.Aty kam pasur rast te shoh taktiken e Besnikut, I cili hidhej mbi armikun nga pozita te ndryshme I cili me at strategji beri armikun te dyshoj se kunder tyre po luftonte një qetë të tëre luftetareshme qrast arritem ti s’mbrapsim, kjo njeherit ishte edhe beteja jonë e pare.

Beteja e Prapashticës ndodhi para se armiku te depertonte ne Marec dhe besniku nguli kembë per te luftuar ne ate betejë por meqe pritej armiku edhe ne Marec, arritem me e ndalur. Kur nisi ofenziva ne Marec, Besniku ishte vetem ne mbrojtje te shtabit, por shume pak ka qendruar aty, I linte luftetaret tjere per ta zevendsuar e vete shkonte ne front madje vetem ne vijen e pare.Ishin keto 4 ditë luftë dhe kengë e besnik Marocës sy patrembur rrefente Bashkeluftetari I tij Florim Ramabaja I cili thot se takimin e fundit me besnikun e kishte pasur me 19 prill, vetem dy nete para se te binte heroikisht, ten ate te3 fundit me kujtohen shume biseda meqe me pat folur shume se si do te dukej Liria, e me pastaj ia mori kenges dhe pastaj na ndanë betejat .ate ne bullaj e mua ne Zllash. “.


Për heroizmin e pashoq te Besnik Marocës flasin me krenari jo vetem familja e tij por me nje ndjenjë te veçantë edhe bashkeluftetaret e tij si Shefik Beqiri, Shyhrete Kastrati (Gzimja) dhe Naim Nimani, thene thjeshte vazhdojnë te lartepermendurit: Per t’u shpreh e tera ajo atdhedashuri, aj moral dhe gjithe heroizmi i te madhit Besnik Maroca vertete eshte e manget fjala, ngase besniku ishte aq i madh dhe aq heroic e atdhetar sa që smjaftojnë fjalët prandaj nje gje e dime se sot per deshmorin e kombit eshte bere “asgjë” ndonëse busti i tij i pergaditur sikur qendron ne burg i pshtjelur e i pasbuluar çka gati dy vite me radhe presim pergjegjen nga Bordi I Drejtoreve te Komunes se Dardanes por kot, s’kemi ende pergjegje, kjo na bën te indinjuar dhe te fyer me than bashkeluftetaret e Besnik Marocës .


Nana e Besnikut ndonese e lodhur me pleqerine e saj, na shpjegoj per femijerine e besnikut, nder te tjerash na tha : ishte I shendosh, I kthelltë, I qeshur dhe sikur I dhene pas disa gjerave e nje bote qe vetem ai e kuptonte., S’me kujtohet ndonjehere te jete ngrindur me dike, ka
ndodhur te jete pa qejf ndonjehere, e di se e merrte qifteline e bashke me kengen e tij prap sillte atmosphere gezimi, net e kunderten kur skishte deshire te kendoj, e shoqeronin shkrimet qe I donte shume dhe kalonte kohen me te madhe duke shkruar…. Pergjate bisedes qe po zhvillonim ne familjen e tij vazhdon e motra Nexhmija dhe na rrefen, vela I thoja, bejeni luften me shpejt sepse spo me pritet qe ta marrim nje nuse e ta dridhim gjithqka me kengë e valle…., kenges do ia them vete moj moter, kush kendon ma mire se une ne dasmen time. Gjate periudhes se luftes rrefen vllau I tij Qerimi se ishte tri here ne shtepi, me rastin e vitit te ri 1999, pastaj me rastin e festes se Bajramit dhe per dallim nga dy heart e para, heren e trete ishte me uniforme ushtarake, iu drejtua babait (tani I ndjerë) dhe I tha, “baba desha te me shihni me uniformë dje si dukem ne uniforme te Ushrtise Clirimtare te Kosovës”? Syte e babait ishin mbushur me lotë, e me vone na that e tjereve ne familje, “ u plaka me keto vite te tera e kurrë pa parë uniformen e Ushtrise Shqiptare, qe ate dite rrefente Babai (i ndjere tani) kuptova se Besniku ishte ne nje botë tjeter dhe ajo uniforme aq bukur I rrinte ne trup. Dy nete qendroj ne shtepi, diten e tretë ne 19 te mbremjes serish mori rrugen e maleve dhe bora kishte rene mbi një meter trashësi.

Gjate bisedes nderhyri e ema e Besnikut ,Zonja Shukrije dhe vazhdon rrefimin…..
“Nënë me tha: mos harro se eshte luftë, kushedi, mund edhe te mos shihemi më kurrë. Jam atje për të luftuar e jo që mshihem shkurreve dhe, ….kur je ballë per ballë me arrmikun mund ta vrasësh por edhe të të vras.., por sido qe te behet, ju lus tmos me qani nënë”. Kujtohu se do te jeshë vetem njëra nga ato mijera nena shqiptare qe kan flijuar e po flijojnë djemtë e bijat e tyre me te dashur ne menyre qe neser niperit e sterniperit te vijne te lumtur ne kete botë”. Po, po, keshtu me tha Besniku im, por veç kur erdh lajmi I zi per renien e tij, mu duk se qielli me ram bi kokë por prap u bana e fortë, madje u jepja gajret edhe ngushlluesve qe na vizitonin dhe tani qte them nana tjeter pos lutem nate e ditë ten a jep zoti ta kemi çliruar pergjithmonë kete tokë te vuajtur per liri.

Nata e kobshme e 21 prillit do te kujtohet dhe nuk shlyhet kurr nga historia qe e lan pas deshmori besnik maroca dhe shume bashkeluftetarë te tij pikerisht ne lagjen e haxhollëve ne Bullaj te Marecit, pas nje lufte te rreptë perball forcave ushtarake armike, qaste me pare ranë deshmoret Musli Imeri, Ibrahim Oruqi e Bahtir Jahiri.Ishte nje nate e ftohtë dhe me stuhi, Besniku po I printe ne terheqje një njesiti te Zones Operative per te dalur nga rethimi I hordhive qetnike, me nje strategji te besnikut, ia arrine qe te qaj rrethimin thone bashkeluftetaret e tij te siperpermendur, por posa dolen nga rrethimi, ndegjohej serisht krisma dhe perleshja e eger, zjarri dhe klithmat dhe lufta fyt per fyt me armikun!!.
Besniku Zmadhoj syte nga hidherimi , nuk shihej gje nga mjegulla e asaj mesnate, morri fuqine dhe me gjithe zerin qe kishte I thirri te gjithe shoket bashkeluftetarë ne emer, Shumica ishin aty afer tij por mungonin Musli Imeri, Ibrahim Oruqi e Bahtir Jahiri…
Besnik Veli Maroca eshte pa dyshim një nga kapedanet me te medhenjë jo vetem te luftes ne Gallap e Llap por ne gjithë Epopenë madheshtore te UÇK-ë i cili luftoj me emrin respektivisht me nofken „Syla“. Që nga ditet e para te aktiviteteve te tija luftarake, e shoqeroi kenga dhe një vullnet I parezervë që njehere e pergjithmonë t’u ipet haku hordhive serboqetnike kudo ne trojet tona stërgjyshore.

Ata kishin ngelur Brenda rrethimit, me qrast besnik maroca si nje drangue shtrengoj bombat, qoj larte automatikun dhe u hodh me vrap ne betejë, ndonese bashkeluftetaret po e lusnin te kthehet, ngase atje tashme qdo gje kishte mar fund, jo iu pergjigj besnik maroca, perderisa ata atje kan mbetur, per mua ska me kthim.
Ne hapat e Besnikut sikur u ringjall nje marshim ritual i nje luftetari te lashtë qe hidhej me lumturine e te pavdekshmit ne veteflijim.Thirjet, zërat e bashkeluftetareve po mbeteshin gjithnje e me larg besnikut ngase tani ishte pertej epokave dhe betejave perballë një armiku te ndytë e qe me zerin e tij dhe kengen e Oso Kukes arriti qe ta hedh edhe bomben e pare mbi kanibalet, dhe net e hedhur te bombes tjeter, filluan edhe fjalet e besnikut I cili ishte jo vetem artist I kenges dhe poet I Fjales ese shkruar por deshmoj se ishte edhe artist ne front te luftes duke I fyer armiqet e duke iu thane” Do të jete kjo nata e fundit e krimit tuaj, tani e tutje brezat e shkive do te rrenqethen sa here qe e kujtojne dardaninë dhe do te llahtarisen me kanibalizmin e etërve te vet. Ne anen serbe ndegjoheshin klithje vajtimesh e te shara, po e shanin zot e token e te pareve qe I kishin dehur e sjellur ne keto luftera.

Zeri i Besnikut po qante terrin e nates duke vazhduar me tej ” Nuk do te duhej te lejoni veten te shihni endra me sy hapur o te mare dhe zeri I automatikut te tij s’pushonte dot, po ju or te mjere kishi menduar se do t’I shkoni ne hanxhar gjithe popujt e tjere per-rreth, , por nese mbetet dikush gjale nga ju, le t’u tregoj derave bashkevendaseve te vete në Shumadi qe te mos dehen shume me raki kumbullash dhe te mos nisen më ne token time dardane per marrezira e masakra ngase sa me afer Atdheut tim, aq me afer varrit do te jeni o ju të fiseve endacake e hordhi qetnike.Ju ende se keni kuptuar se keni lindur teper vonë per t’i pastruar tokat shqiptare dardane me thikë e me zjarrë, …..Terroristet ishin me shumë dhe po e rethonin nga te gjitha anet, Ne fund serish ia mori kenges, “moj shqipni mos thuj mbarova” dhe u hodh ne perleshjen e fundit mizore gjoks me gjoks., nje gje te tillë si besniku kohe me heret e kishin bere Oso kuka ne Vraninë dhe Mujo Ulçinaku me nje perandori te tere ne bregdetin shqiptar. Zjarri po perfshihej nga te gjitha anet megjithekete besnik maroca per asnje qast nuk e ndali kengen dhe te shtenat, besniku I mbeti Besnik shokëve , nenes dhe mbare shqiptarisë, ra në altarin e lirisë, ra per t’mos vdekur kurrë heroi i kombit Besnik Veli Maroca nga Dardana.

Rënia e Besnikut ishte humbje e madhe jo vetem per falimjen e tij por per Zonen Operatinve te Karadakut ne veçanti dhe mbar UCK- ne pergjidhesi, ra per t'mos vdekur kurrë dhe sot jeton gjithkund ku valojne shqipet, aty ku qelin lulet e prillit , aty bashkë me aromen e tyre dhe me aromen e lirise, nga ato lartesi marramendese le te shperndahen ne Dardanen dhe Kosoven e lire qe e deshi me shume se vete jeten, emri i Besnik Marocës gjindet gjithkund ku valon flamuri shqiptar, aty eshte emri i deshmorit, trimit dhe strategut i cili fjalet e tija i shendroj ne veper per te jetuar sot lirinë nje popull i tere dhe kurre ma nen qizmen fashiste te hordhive shekullore qetnike.


 
Lavdi dëshmorit Besnik Veli Maroca
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Lirisë

Autor, Ramadan S. Latifaj




Fotogaleria / Dëshmorë të KOMBIT SHQIPTAR

Pergaditi, Ramadan S. Latifaj HOGOSHTI


  

 

Me rrespekt dhe plot dashuri per vendlindjen, atdheun dhe kombin tim SHQIPTAR 

Ramadan S. Latifaj - Hogoshti

 

 





DËSHMORËT E KOMBIT



Beselidhja shqiptare 1444







 


Haki Taha







Për Bashkim Kombetar

 
Legjendaret; SHABAN-HAMEZ-ADEM JASHARI
sheshi i deshmoreve ne HOGOSHT





Muharrem Fejza HOGOSHTI

Simbol i Bashkimit Kombetar, Metush Krasniqi - Dajkoci


Kadri Zeka
Rexhep Mala & Nuhi Berisha
 
A G I M  R A M A D A N I 
 Rexhep Mala
Metush Krasniqi Dajkoci

ZIJA SHEMSIU
Ku mbet amaneti!?
Rexha, Nuhiu e Zahiri
Hamëz Jashari
Avdi Xhaqku




Ramadan Kastrati
Agim Ramadani
Agim Ramadani










Ramadan Kastrati









Avdi Xhaqku
Isa Kastrati

Sokol Sopi


Rrahim Beqiri ROKI
Emin & Selver Kryeziu
UÇK
Florim Kosumi, Muhamet Biçku, Muharrem Robelli

Hogoshti
Ushtria Çlirimtare e Kosovës  UÇK
legjendarit Adem Jashari



Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Metush Krasniqi






Dëshmorët nuk vdesin kurrë







me rrespekt, Ramadan S. Latifaj - Hogoshti

Dëshmorët fotogaleria

Dëshmorët fotogaleria
>> Deshmoret e Kombit FOTOGALERIA IME <<

Galeria ime

Hogoshti eshte vendlindja e shqiponjave - Rroftè Shqipèria e Bashkuar


Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Rexhep Mala e Nuhi Berisha
Kenge nga atdhetari , artisti e kengetari Hysni Klinaku

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar

Metush Krasniqi - Bashkimi Kombetar
Kryepatriot Hero i Kombit Metush Krasniqi (Dokumentar)

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )

Deshmoret e Dardanes ( Kamenices )
Monografi, pjesa e parè

Kadri Zeka

Kadri Zeka
Kadri Zeka, Hero i Kombit,

Rahim Beqiri

Rahim Beqiri
Kenge per deshmorin e kombit Rahim Beqiri

Avdi Ibrahim Xhaqku

Avdi Ibrahim Xhaqku
Recital deshmorit Avdi Xhaqku

Besnik Maroca

Besnik Maroca
Besnik Maroca, deshmor i Kombit, jeta dhe vepra, emision

Musli Imeri

Musli Imeri
Bisede e imagjinuar, recital deshmorit Musli Imeri